Anis Amri, i dyshuari i sulmit terrorist në Berlin në prag të Krishtlindjeve, ku mbetën të vrarë 12 persona, rregullisht ka konsumuar kokainë dhe ekstazi, raportojnë mediat gjermane.
Autoritetet gjermane janë duke hetuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e drogës edhe gjatë sulmit terrorist, transmeton arbresh.info.
Amri u vra nga policia italiane me 23 dhjetor, pasi policia e ndaloi dhe kërkoi ID-në e tij në një lagje në Milano. Ai është vrarë pasi i është përgjigjur policisë italiane me të shtëna armësh.
Gazeta gjermane Die Welt raporton se sulmuesi në Berlin ka qenë konsumator i rregullt i kokainës dhe ekstazisë, pasiqë edhe vetë ai ishte diler droge.
Raporti i cili përmbledh gjetjet e hetimit pritet të diskutohet gjatë një takimi të brendshëm të një komisioni të posaçëm të parlamentit gjerman.
Në raport thuhet se Amri është përballur me akuza për narkotikë edhe në Tunizi dhe menjëherë pas arritjes në Gjermani ai është marrur me shitjen e drogës.
Gjithashtu theksohet se 24-vjeçari kishte bërë udhëtime mistershme përmes Gjermanisë dhe Evropës.
Autoritetet gjermane kanë arritur të zbulojnë se Amri kishte përdorur 14 pseudonime gjatë qëndrimit të tij në Gjermani. Zbulimet e reja e portretizojnë atë si një njeri kompleks, kriminel gjakftohtë.
Ndërkohë, agjencitë e sigurisë në Gjermani janë duke u përballur me kritika të forta pasi nuk ja kanë dalur të mbajnë nën vëzhgim tunizianin e dyshuar./Arbresh.info
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe