Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të zhvillojë takimin e parë si president me Vladimit Putin.
Sipas Sunday Times, Trump dhe ekipi i tij i kanë thënë ekipit britanez që do të takohen me liderin rus brenda javëve të inaugurimit, transmeton arbresh.info.
Të dy liderët do të punojnë për një marrëveshje mbi kufizimin e armëve bërthamorë dhe mbi përpjekjen për të forcuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve.
Takimi pritet të mbahet në kryeqytetin e Islandës, Reikjavik, sipas raportit.
Një këshilltar i Trump citohet të ketë thënë se Trump me qëllim ka kërkuar që të takojë Putinin në një vend jashtë SHBA-ve dhe Rusisë.
“Çfarë dëshiron Putin? Prestigj, qendër të vemendjes, takimi sy në sy dhe një mbështetje nga Trump”, citohet të ketë thënë ai.
“Kjo do të sjellë ndikim të madh në politikën amerikane, dhe Trump është mjeshtër për këto lloj aftësi”.
Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga një zëdhënës i Putinit, duke theksuar se nuk ka asnjë takim të mundshëm mes Putin dhe Trump./Arbresh.info
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe