Gjatë një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolić, në lidhje me kthimin mbrapsht të trenit, ka deklaruar se ‘kjo ngjarje ka të bëjë me largimin e administratës amerikane’.
Ai ka shtuar se marrëveshjet e Brukselit shërbejnë vetëm për t’na kujtuar se çfarë ka kryer Serbia dhe se shqiptarët kanë qenë kinse të shkelur. Ai ka shtuar se shumë vende e mbështesin qëndrimin e Serbisë, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, temat e dialogut mes Prishtinës dhe Serbisë në Bruksel duhet të jetë çështja e trenit dhe lëvizja e lirë, përndryshe ka theksuar ai, ‘unë nuk e shoh se për çfarë duhet të negociojmë me institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe të BE-së’.
Nikolic ka thëksuar se njësia speciale ROSU nuk mund të qëndrojë në veri të lumit Ibër, sidomos pa marrë autorizimin e NATO-së dhe qeverisë lokale.
Sipas tij, pamjet e mbrëmshme kanë treguar se shqiptarët duan luftë.
“Unë i tërheq vërejtjen institucioneve në Prishtinë që të mos marrin rrugë për një territor që nuk është i tyre. Ne nuk duam luftën, por në bazë të Kushtetutës, ne kemi përgjegjësi të mbrojmë qytetarët dhe terrorin tonë. Çdo përpjekje e re do të përfundojë keq. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë trupa në Kosovë, nëse preket ndonjë serb”, ka thënë ai./Arbresh.info
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe