Ish -ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç thotë se do të kandidojë për president të Serbisë në zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen gjatë këtij viti.
Jeremiç e ka bërë kandidaturën e tij zyrtare sot në Beograd, megjithatë ende nuk është e qartë nëse ndonjë nga partitë kryesore në vend do të mbështesë kandidaturën e tij, transmeton arbresh.info.
Votimi i ardhshëm për zgjedhjet presidenciale në Serbi shihet si provë ndaj mbështetësve popullorë dhe qeverisë aktuale, e cila zyrtarisht ka kërkuar lidhje të ngushta me BE-në, por që gjithnjë ka qenë e kthyer nga aleati tradicional i Serbisë, Rusia.
Data e zgjedhjeve nuk është caktuar, ndërsa presidenti serb aktuar, pro-rus, mund të kërkojë edhe për një mandate të dytë.
Jeremiç ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në 2012-13 dhe kandidat për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon./Arbresh.info
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe