Pirja e alkoholit për të harruar në fakt mund të bëjë të kundërtën,thotë një studim i ri.
Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se alkoholi nuk ju ndihmon për të harruar, por në fakt forcon kujtimet e këqija, duke forcuar qelizat nervore që lidhen me qendrën e frikës në tru, transmeton arbresh.info.
Zëvendësimi i alkoholit me terapi afatshkurta dhe me terapi për ndryshimin e sjelljes është e vetmja mënyrë që mund të dobësojë sado pak kujtimet e këqija.
Dr Norman Haughey, profesor i neurologjisë në Universitetin Johns Hopkins, paralajmëron se ‘mbytja’ e kujtimeve të këqija me alkohol, është shumë më e vështirë sesa të ndryshoni sjelljen përmes përvojave traumatike.
“Alkoholi ndryshon trurin dhe në këtë mënyrë rriten gjasat për përforcimin e kujtimeve të këqija”, ka thënë ai për Daily Mail.
Mëgjithatë, vazhdon të mbetet forma e vetme ngushëlluese për shumë të vuajtur, sepse kjo substancë redukton vetëdijen dhe ndihmon në pagjumësinë./Arbresh.info
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...