Rritja e ‘liderëve popullistë’ në SHBA dhe në Evropë po rrezikon të drejtat e njeriut dhe inkurajimin e abuzimit nga autokratët, thonë Human Rights Watch.
Raporti vjetor i organizatës botërore shpreh shqetësim rreth zgjedhjes së Donald Trumpit si president, pasi sipas tyre ai ka ‘bërë një fushatë që nxit urretje’, transmeton arbresh.info
Sipas raportit të njejtin kërcënim e bëjnë edhe rritja e liderëve popullistë në Evropë. Organizata ka theksuar se sistemi i drejtave të njeriut pas luftës ka qenë në rrezik të madh.
Ajo e quajti Rusinë, Turqinë, Filipinet dhe Kinën si vendet ku liderët paraqesin kërcënimin më të madh.
Drejtor ekzekutiv i grupit, Kenneth Roth, tha se Donald Trump ka hedhur poshtë parimet themelore të dinjitetit dhe të barazisë, ndërsa ka shtuar se fushata e Trump ka nxitur tortura, dëbime masive dhe ka ulur ndjeshëm të drejtat e grave dhe lirinë e shtypit.
“Trump dhe politikanët e ndryshëm në Evropë kërkojnë pushtet përmes apeleve raciste, ksenofobisë dhe origjinës”, shtoi ai.
“Në fakt mosrespektimi i të drejtave të njeriut ofton hapjen e rrugës drejt tiranisë”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim