Hulumtuesit kanë identifikuar modelet e AND-së që pasqyrojnë mjedisin dhe kulturat e përbashkëta të etnive të ndryshme.
Ekipi i studiuesve në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, ka studiuar një proces që kontrollon se si gjenet janë të shprehura, pa ndryshuar kodin e tyre gjenetik, transmeton arbresh.info.
Ata e kanë bërë këtë studimd duke hulumtuar një grup të fëmijëve meksikanë dhe nga Puerto Rico. Gjatë studimit ata kanë ardhur në përfundim se vetëm tre të katërtat e dallimeve mes tyre kanë prejardhje gjenetike, ndërsa pjesa tjetër e ndryshime janë për shkak të përvojave të ndryshme, praktikave dhe ekspozimit të mjedise të ndryshme.
Hulumtuesit kanë gjetur se vetëm 520 dallimë, nga 916 mund të shpjegohen nga prejardhja gjenetike, 109 pjesërisht nga prejardhja dhe 205 nuk kanë spjegim që lidhen me prejardhjen.
Ata mendohet se kanë bërë një hap të rëndësishëm në ndërverpimin mes natyrës dhe edukimit.
Gjithashtu është theksuar se AND-ja ndryshon edhe në bazë të stresit ditor dhe dietave të ndryshme. Studiuesit kanë theksuar se mjedisi ku rriten prindërit mund të ndikojë në edukimin e gjeneratave të mëvonshme.
Autori i studimit, Dr. Noah Zaitlen ka theksuar se ‘nëse njëri nga prindërit ka vuajtur nga sulmi në zemër, fëmijët duhet të njoftojnë mjekun e tyre, sepse ka gjasa të mëdha që mënyra e jetës së prindërve të ndikojë në jetën e fëmijëve’./Arbresh.info
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...