
Dutch Foreign Minister Bert Koenders speak a press conference in Guatemala City on May 8, 2015. Koenders is on a two-day visit to the country. AFP PHOTO/ JOHAN ORDONEZ (Photo credit should read JOHAN ORDONEZ/AFP/Getty Images)
Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, ka deklaruar se Holanda është në gjendje gatishmërie ndaj sulmeve kibernetike të mundshme nga Rusia që synojnë ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare në Holandë.
Koenders për transmetuesin NOS tha se ai ‘nuk ka prova konkrete’ për ndërhyrje të tilla, por ka theksuar se ai ‘nuk është naiv’ për mundësinë e një kërcënimi të sigurisë para ose gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen me 15 mars, transmeton arbresh.info.
Ministri, i cili është për një vizitë në Uashington, ka theksuar se ka biseduar me ekspertët e sigurisë në SHBS dhe me politikanët në lidhje me shqetësimet që ka Holanda në lidhje me sulmet kibernetike.
Parlamenti holandez bëri thirrje për një debat mbi çështjen pasi shërbimi i inteligjencës AIVD paralajmëroi për ndërhyrje. Sipas AIVD, autoritetet dhe kompanitë nuk duhet të “nënvlerësojnë” efektin e Rusisë.
Të njejtën brengë e ka theksuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se Rusia mund të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet parlamentare të përgjithshme në Gjermani./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes