Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur konferencën për paqe në Lindjen e Mesme në Paris të ‘manipuluar’.
“Është një konferencë e manipuluar kryesisht nga palestinezët nën kujdesin e francezëve që miratojnë qëndrimet anti-Izrael”, ka thënë Netanyahu gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm norvegjez Borge Brende, transmeton arbresh.info.
“Konferenca të tilla nuk japin progress. Kjo është një relikë e të së kaluarës”, ka shtuar ai.
Në konferencën e të dieles në Paris pritet të marrin pjesë liderët e 70 vende të botës të cilët kanë për qëllim rifillimin e përpjekjeve për paqe mes Izraelit dhe Palestines.
Izraeli ka refuzuar të marrë pjesë në konferencë dhe ka bërë thirrje për bisedime dypalëshe./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes