Shumica e njerëzve përballen me mbipeshen , por ka diçka që shkakton më shumë ankth sesa pesha: aknet.
Aknet janë të llojllojshme, prej atyre që shfaqen për shkak të çrregullimeve hormonale, stresit e deri tek ato që formojnë puçrra të rënda dhe rezultojnë në cista të dhimbshme në fytyrë.
Dhe jo vetëm adoleshentët, edhe të rriturit po përballen me aknet. Aknet e të rriturve janë shumë të zakonshme dhe prekin miliona njerëz.
Një nga ta është edhe 23 vjeçari Brain Turner, një bodybuilder i cili fitoi mijëra ndjekës në YouTube falë këshillave të tij të shëndetit.
Ai po përballej me aknet e tmerrshme në fytyrën e tij për një kohë të gjatë. Gradualisht ai filloi të bënte ndryshime në jetë. Disa prej tyre ishin të vogla e disa të mëdha, dhe kështu ai filloi ta pastronte fytyrën.
Pas tri vitesh, fytyra e tij u pastrua tërësisht nga aknet. Por si e bëri ai këtë? Gjëja e parë që ai bëri ishte ndryshimi i dietës. Ai është vegjetarian dhe han shumë perime dhe fruta në ditë.
Ai i përgatitë ato në mënyra të ndryshme, por perimet janë dieta e tij kryesore. Ai rriti edhe konsumimin e ujit dhe hoqi dorë përgjithmonë nga pijet me sheqer, lëngjet dhe alkooli.
Ai hoqi dorë edhe nga disa ushqime, si ëmbëlsirat. Ai gjithashtu hoqi dorë edhe nga proteinat që i merrte për të ushtruar në palestër, dhe eventualisht fytyra e tij filloi të përmirësohej.
Dhe transformimi i tij është magjik.
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell