Prindërit të cilët humbasin fëmijën e tyre, si pasojë e abortit të padëshiruar, shpesh herë e kanë shumë të vështirë që ta kalojnë dhembjen për një kohë të shkurtër.
Për këtë arsye japonezët kanë “shpikur” një traditë e cila po përhapet me shpejtësi edhe në vendet perëndimore.
Sipas traditës në tempujt kryesor të vendit dhe në varreza vendosen statujat Jizo që sipas traditës japoneze budiste mbrojnë foshnjat e palindura në jetën e përtejme.
Statujat janë të veshura me rroba të ngrohta me shpresën se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për foshnjat e palindura.
Kjo traditë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Amerikania Angela Elson ka thënë për Neë York Times se statuja i kishte sjellë asaj një paqe dhe qetësi pas dështimit të foshnjes së saj vetëm 10-të javëshe.
“Kjo është një mënyrë shumë e mirë që unë mos ta harroj fëmijën tim krejtësisht”, ka thënë ajo.
Në Japoni përveç statujave ekziston edhe Shoqata e Abortit e cila u vjen në ndihmë me këshilla grave që kanë pësuar një abort.
Ajo gjithashtu shpërndan certifikata, organizon ceremoni përkujtimore, mbjell lule e pemë në përvjetoret e foshnjave, si dhe ngre fonde bamirësie në nder të fëmijëve të abortuar.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...