Barack Obama është presidenti i parë amerikan që përdor gjerësisht mediat sociale dhe në përfundim të fjalimit të tij të martën mbrëma, ai dërgoi mesazhin më popullor në Twitter përmes llogarisë së tij presidenciale në këtë media.
“Faleminderit për gjithçka. Kërkesa ime e fundit është sikurse ajo e para. Ju kërkoj që të keni besim, jo tek aftësia për të krijuar ndryshim, por tek e juaja”, – shkruante Presidenti tel llogaria e tij në Twitter @POTUS.
Deri të mërkurën në mesditë ky mesazh i Presidentit ishte ridërguar 500 mijë herë në Twitter, një shifër kjo që ja kalon mesazhit të tij më popullor, mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar vendimet e disa shteteve që ndalonin martesën mes homoseksualëve.
Llogaria në Twitter e Presidentit, @POTUS, ka mbi 13 milionë pasues, ndërsa ajo personale @BarackObama ka mbi 80 milionë pasues.
Llogaria presidenciale në Twitter @POTUS do t’i kalojë Presidentit të zgjedhur Donald Trump, sapo ai të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.
Llogaria në Twitter e zotit Trump, @RealDonaldTrump ka aktualisht 19.5 millionë pasues.
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%
ShBA ndalon vizat për pesë evropianë, mes akuzave për censur...
Sasa deklaron: Nëse del Kushtrimi, dal edhe unë pas tij