“Do të thosha se në të gjitha vendet e Evropës dhe botës, shqiptarë nga shtete të ndryshme, Maqedonia, Shqipëria apo nga pjesa e territorit tonë të Kosovës, por edhe nga Mali i Zi, ka shumë. Në SHBA, në Zvicër, Gjermani, Angli dhe çdokund janë mirë të organizuar”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Vuçiq ka thënë se kjo ngre edhe çështje tjera, për të gjitha ato vende që janë të ekspozuara me ato armiqësi: “A ka hyrë dikush në thelbin e cështjes? Lëreni këto muhabete se a është dicka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër. A i keni thënë vetës – a mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte?”
“Dhe kjo është pyetja ime për ata që tentojnë të më dërgojnë mesazhe apo të me telefonojnë, duke me sqaruar mua se Serbia nuk është sjellë ashtu apo kështu dhe se nuk është dashur që Serbia të kërkojë ekstradimin e Haradinajt”, ka thënë kryeministri serb.
“Dëshiroj edhe të pyes se a e vendos dikush gishtin në kokë. Unë jo. Nuk me shkon në mendje që cilindo kriminel lufte ta mbrojë, sikur nuk kam bërë me ata që kishin emra dhe mbiemra tonë, e që kishin kryer krime”, ka thënë ai.
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%