Presidenti Barack Obama mban sonte fjalimin e tij të fundit si President i Shteteve të Bashkuara, drejtuar popullit amerikan.
Fjalimi pritet t’i bëjë një përmbledhje të shkurtër arritjeve të Barack Obamës në 8 vitet e tij si President. Shtëpia e Bardhë tha se fjalimi gjithashtu synon “t’i nxisë njerëzit që të angazhohen dhe të luftojnë për demokracinë”.
Presidenti Obama do ta mbajë fjalimin e tij të fundit sonte në orën 9 të mbrëmjes në qendrën e konventave McCormick Place të Çikagos, qyteti ku ai ka jetuar me familjen e tij para se të vinte në Washington.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se fjalimi i zotit Obama, me të cilin ai po merret edhe vetë intensivisht, ka për të qenë këtë herë më i shkurtër se sa fjalimet prej rreth një ore që ai i ka drejtuar vendit gjatë 8 viteve të presidencës së tij.
Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...