Asambleja komunale e Deçanit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku është kërkuar nga qeveria franceze lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por këtë mbledhje e kanë bojkotuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Nga të gjitha grupet e asamblistëve në Deçan në mbledhje kanë munguar vetëm ata të LDK-së.
Arsyet për këtë bojkot nuk dihen, derisa kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar se një mungesë e tillë nuk është dashur të bëhet pasi mbledhja e Asamblesë është kërkuar nga të gjithë qytetarët e Deçanit pa dallim partie.
“Nuk është dashtë të ndodhë kjo, sepse kjo mbledhje është me kërkesë të qytetarëve të komunës dhe për interes të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.
Çështja e presidentit, Nagavci: Kurti po vazhdon angazhimet ...
MINTI gjobit KEDS-in për njehsorë me afat të skaduar
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...
Janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë në gjyki...
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë