Samsungu së shpejti do të lansojë telefonin e ri Galaxy A8, ndërsa të mërkurën janë publikuar detajet e reja të kësaj pajisje.
Është raportuar se Samsung Galaxy A8 do të lansohet në Kinë, Azi dhe Europë dhe raportohet se do të ketë ekran 5.7-inç.
Ekrani i Samsung Galaxy A8 thuhet se do të ketë rezolucion Full HD 1920×1080 pixels ndërsa telefoni do të jetë i fuqizuar me procesorin octa-core Qualcomm Snapdragon 615.
Gjithashtu raportohet se Samusung Galaxy A8 do të ketë 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme. Pajisja do të posedojë edhe rrjetin 4G LTE dhe baterinë 3050 mAh.
Telefoni do të ketë kamerë ballore 5-megapixel kurse ajo kryesorja do të jetë 16-megapixel. Galaxy A8 është i fuqizuar edhe me sistemin e ri operativ Android Lollipop.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...