Javën e ardhshme Parlamenti i Turqisë do të fillojë debatin për ndryshimin e kushtetutës, ndryshim që do të zgjerojë kompetencat e presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Kushtetuta e re e cila do të zëvendësoje ligjin themelor të hartuar në vitin 1980, për herë të parë kërkon ngritjen e një sistemi formal presidencial në Turqi, transmeton arbresh.info.
Kritikët thonë se ky është një veprim për kapjen e shtetit nga ana e Erdoganit që pas përpjekjes për grusht shtet me 15 korrik.
Por Erdogan dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet (AKP) thonë se ky sistem do të sjellë Turqinë në përputhje me vendet tjera, si Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Debati mbi ndryshimin e Kushtetutës pritet të filojë të hënën, pasi komisioni parlamentar ka rënë dakord për pranimin e draftit./Arbresh.info
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit