Zëvendësministri Demaj: Sot pritet lirimi i Ramush Haradinajt

13:04 | 5 Janar 2017
Arbresh.info

Arrestimi ish-komandantit të UÇK-së dhe njëherësh kryetar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxitur reagime të shumta nga spektri politik gjithashtu edhe nga shoqëria civile, transmeton portali arbresh.info.

I kontaktuar nga arbresh.info, zëvendësministri për punë të jashtme Emanuel Demaj ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe se sot pritet të bëhet lirimi i Haradinajt.

“Pritet që sot të lirohet së shpejti, shanset për ekstradim janë zero, pasi që Franca është në dijeni të raporteve Kosovë-Serbi dhe të flete arresteve që janë bërë nga ana e Serbisë”.

“Kemi pas edhe raste tjera të ndalesave të tilla, por shpresoj që kjo çështje të rregullohet dhe ndalesat e tilla të mos ndodhin më, MPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe lirimi i zotit Haradinaj pritet të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë më tej zotëri Demaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale