Kryeministri i Turqisë thotë se autoritetet janë duke vëzhguar qindra llogari ‘provokative’ në rrjetet sociale që pretendohet se mbështesin terrorizmin.
Numan Kurtulmus tha se 347 llogari të mediave sociale janë nën hetime, transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar se autoritetet po punojnë ngushtë me ofruesit e mediave sociale për të mbyllur llogaritë e dyshimta.
“Ne nuk do të ulemi dhe të shikojmë se mediat sociale përhapin përçarje në mesin e njerëzve,” ka theksuar ai.
Turqia ka ndjekur penalisht disa njerëz, duke përfshirë edhe kritikët e shquar të qeverisë për gjoja përhapjen e propagandës terroriste përmes mediave sociale. I fundit që u arrestua mbi dyshimin e njejtë ishte gazetari Ahmet Sik./Arbresh.info
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...