
Slovakia's Prime Minister Robert Fico addresses the European Parliament during a debate in Strasbourg, France, December 13, 2016. REUTERS/Vincent Kessler
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u ka bërë thirrje liderëve evropianë të ndalojnë ‘aventurat’ e referendumeve, duke i quajtur ato referendume për çështje të brendshme.
Fico ka theksuar se referendumet po përbërjnë një rrezik për BE-në dhe euron, transmeton arbresh.info.
“Unë kërkoj nga krerët e vendeve të BE-së të ndalojnë aventurat e referendumeve”, tha Fico, vendi i të cilit i dorëzoi presidencën e rradhës gjashtë-mujore të Maltës.
“Britania nuk është vend i eurozonës, ndërsa Italia ka ndikim të madh në sektorin banker”, ka shtuar ai.
“Çfarë do të ndodhë nëse italianët kërkojnë referendum dhe vendosin të mos jenë më pjesë e eurozonës”, tha Fico para gazetarëve.
Më shumë se 90% e votuesve sllovakë në vitin 2003, në një pjesëmarrje prej 52% kanë votuar që vendi t’i bashkohet BE-së.
Sllovakia u bashkua me bllokun në vitin 2004 së bashku me Republikën Çeke dhe tetë vende tjera, kryesisht vende nga Evropa Lindore./Arbresh.info
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”