Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski arrti në parlamentin Evropian rreth orës 17 pasdite, ku menjëherë më pas u nis në takim me kryetarin e grupit të Partive Evropiane Popullore, Manfred Veber dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore, Johanes Han, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Starsburgu.
Lideri i opozitares LSDM, Zoran Zaev me delegacionin e sotëm, i cili ndodhet nga paraditja në Strasburg, gjithashtu pati takime të veçanta bilaterale. Ai u takua me kryetarin e grupit të Socialistëve dhe demokratëve në PE, Xhani Pitea. Por duke pasur parasysh axhendën e ngjeshur të programit të tyre nuk arritëm që të marrim më shumë detaje.
Në këto dhe në takime të tjera me eurodeputetët, Gruevski dhe Zaev , secili më vete i njohu bashkëbiseduesit me situatën në Maqedoni, para debatiti të nesërm plenar në Strasburg në Parlarmentin Evropian, në të cilën nuk është parashikuar që të votohet rezolutë.
Në takimin e sotëm, përveç delegacioneve të partive politike të Maqedonisë, të kryesuar nga Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe Zoran Zaev i LSDM-së ndodhen edhe tre “lehtësues”, eurodeputetët Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit si dhe eurokomisari për politikë fqinjësore Johanes Han.
Por sipas asaj që ishte paralajmëruar asnjë prej të dyve liderëve nuk do të japë deklaratë e as ka lejuar qasje të kamerave televizive.
Është shumë shpejt që të jepen parashikime për rezultate nga takimi, por një prej lehtësuesve të dialogut midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së tha se është inkurajuese ajo që zhvillohet në nivel më të lartë.
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...