Këta janë deputetët, ministrat prokurorët e gjyqtarët që nuk i shpëtuan drejtësisë në vitin 2016

22:00 | 1 Janar 2017
Trina Galanxhi

Viti që lamë pas është karakterizuar me arrestime, aktakuza e dënime të zyrtarëve të lartë shtetëror.

Ish-ministrat e kulturës

Këtë vit u përmbyll maratona e rastit të ish-ministrave të kulturës. Pas 4 vjet qëndrimi në aktakuzë, dhe kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore e Prishtinës, në fund të këtij viti shpalli aktgjykimin e saj për rastin e dy ish- ministrave të kulturës, Astrit Haraçisë dhe Valton Beqirit.

Astrit Haraçija është shpallur fajtor në pikën 2 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare”. Për këtë vepër, ish-ministri i Kulturës është dënuar me 10 muaj me kusht. Ndërkaq, ish-ministri tjetër i Kulturës, Valton Beqiri, është shpallur fajtor në pikën 3,  dhe shtë dënuar me 10 muaj me kusht, shkruan Indeksonline.

Përveç dy ish-ministrave në këtë rast janë dënuar edhe  aktori, Armond Morina e Nehat Fejzës.

Morina, i akuzuar për “Mashtrim në detyrë”, është dënuar me 6 muaj dënim efekti, ndërsa Nehat Fejza është shpallur i pafajshëm sepse, sipas Gjykatës, i njëjti ka realizuar projektin filmik.

Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur në dhjetor të vitit 2012 për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe për mashtrim. Ata akuzoheshin se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë.

“Rasti i Tokave”

E për dallim nga ish-ministrat, të cilët përfunduan punë me drejtësinë, ish- komandant “Daja” dhe ish- deputeti i PDK-së, Azem Syla këtë vit nisi përballjen e tij me organet e drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës  në fund të muajit tetori ka parashtruar dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në aktakuzën e paraqitur nga prokurori ndërkombëtarë i  Prokurorisë Speciale, Syla bashkë me 22  të tjerë akuzohen për 46 pika të akuzës, përfshirë veprat penale Krim të organizuar; Pastrim i parave; Marrje të mitos; Mashtrim i rëndë; Mashtrim në detyrë; Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme; Keqpërdorim i pozitës zyrtare; Legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal.

Në aktakuzën e dytë akuzohen 17 të pandehur për Pastrim të parave.  Ky rast sipas PSRK’së, ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, sipas prokurorisë ishte aktiv prej vitit 2006, dhe  përbëhej nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë, dhe udhëhiqej nga Azem Syla. Me këto veprime, Syla deh të tjerët sipas prokurorisë dyshohet t’i kenë shkaktuar dëm Kosovës në vlerë rreth 30 milion euro. Ish-deputeti Syla gjendet në paraburgim që nga arrestimi i tij në prill të këtij viti, edhe pse një herë kjo masë i ishte shndërruar n arrest shtëpiak, por për shkak të dyshimeve në ndikimin e tij në dëshmitar, kjo mas iu rikthye përsëri në paraburgim. Gjykimi ndaj Sylës dhe të tjerëve, i njohur si rasti “Toka”,  ka nisur dhe pritet të vazhdoj edhe gjatë vitit 2017.

“Rasti i Vizave”

E ky vit jo aq i mirë ishte edhe për djalin e vogël të  ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova. Në maj të këtij viti Prokuroria Speciale e Kosovës  ngriti aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 19 personave të tjerë,  të dyshuar për krim të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me emigrantë. Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme. Ndërsa në gushtë të po këtij viti, nisi gjykimi ndaj Ukë Rugovës dhe 19 të tjerëve.

“Rasti Stenta”

As ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani nuk i shpëtoj drejtësisë. Vitin 2016 ish-ministri Agani mung ta kujtoj si vit të ballafaqimit të tij me organet e drejtësisë.  Në qershor të këtij viti, Prokuroria e Shtetit  ngriti aktakuzë ndaj 64 personave,”  në mes tyre edhe ndaj Ferid Aganit, ish-ministër i Shëndetësisë dhe Gani Shabanit sekretar i kësaj Ministrie, i njohur ndryshe  si “Rasti i Stentave”. Agani dhe  Shabani akuzohen për keqpërdorimi të pozitës zyrtare.  Në këtë aktakuzë janë përfshirë gjithsej 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Prej të akuzuarve janë 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si  dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionarë të këtyre institucioneve private shëndetësore. Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore, për periudhën 2011 -2015. Përballja e Agani me drejtësi veç sa ka nis dhe do vazhdoj me procesin gjyqësor edhe në vitin 2017.

“Baba”

E bankës së të akuzuarve nuk u kanë shpëtuar as vetë  krerët  e sistemit të  drejtësisë. As vet i ashtuquajturi “Baba” nuk arriti t’i shpëtoj bankës së të akuzuarit. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës këtë vit u përball me drejtësinë  nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ishte kryetar i  kësaj gjykate. Hasani akuzohet nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale,  keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumentit. Sipas aktakuzës, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.  Por jo vetëm kaq, Enver Hasani, u akuzua edhe  për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Kreu i Gjykatës së Apelit

I pastër në 2016 nuk arriti të dal as kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj. Në fund të muajit maj  ndaj Mekajt u ngrit aktakuzë nën dyshimet se i njëjti  në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për persona të tjerë. Mekaj, sipas aktakuzës  i ka premtuar të pandehurës tjetër në këtë rast, Vlora Gorani se do të angazhohet për caktimin e shqyrtimit gjyqësor në dy raste, si dhe ri cilësimin juridik të veprave penale, nga veprat penale më të rënda në ato më të lehta, në mënyrë që dy të pandehur në ato raste të lirohen nga paraburgimi. Ish-kreu i Apelit,  me këtë qëllim kishte kërkuar nga gjyqtarja e njërit rast në fjalë që ta caktoj shqyrtimin gjyqësor në atë lëndë, në kundërshtim me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Prokurorja Vahide Badivuku

E prapa grilave përfundoj prokurorja e krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Vahide Badivuku, e cila ishte arrestuar në gusht të vitit 2015, dhe këtë vit u dënuar me 3 vjet burgim, dhe 5.000 euro gjobë.  Badivuku u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rasti “Kleçka”

Në maj të  këtij viti Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit “Kleçka”.

Kjo ishte hera e tretë që, Fatmir Limaj bashkë me nëntë luftëtarët e UÇK-së, të cilët  akuzoheshin për Krime lufte gjatë vitit 1999, u shpallën të pafajshëm nga organet e drejtësisë.

Pasi në vitin 2012, Gjykata e Qarkut në atë kohë i pati shpall të pafajshëm Limajn dhe nëntë të tjerët, si dhe kishte hedhur poshtë dëshminë e dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”, mbi të cilën ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë.

Po këtë vit Gjykata Supreme pati marr vendim që gjithë rastin “Kleçka” ta kthej në rigjykim.

Por në shtator të vitit 2013 pas një rigjykimi, Gjykata Themelore e Prishtinës pati shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit “Kleçka”. Dhe  Gjykata e Apelit për herë të tretë  këtë vit vërtetoj  pafajësinë e të akuzuarve të këtij rasti. Po këtë vit në shenjë kompensimi për padrejtësinë e bërë lidhur me këtë rast, Limaj ka kërkuar nga shteti 7 milion euro.

Drenica 1

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i shpëtoj dënimit për vrasje të rëndë. Gjykata e Apelit në nëntor të këtij viti dha verdiktin e saj në rastin “Drenica1” ,duke ndryshuar kështu vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.  Apeli e rrëzoi vendimin  e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për vrasje të rëndë, për të cilën vepër Lushtaku ishte  dënuar me 12 vjet burgim. Por Lustaku nuk shpëtoj aq lehtë. Pasi ish-komandanti i zonës së Drenicës, u dënua nga apeli me 7 vjet burgim për përgjegjësi komanduese në këtë zonë.

Kjo ndryshe nga shkalla e parë që për këtë vepër e kishte lënë të lirë.

Në këtë rast,  Gjykata e Apelit fajtor e ka lënë edhe Sylejman Selimin. Ky i fundit për të dyja rastet e njohura si Drenica 1 dhe 2,  do të vuaj 10 vjet burgim, derisa shkalla e parë e kishte dënuar me dënim unik prej 14 vjetësh.

Drenica 2

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës më 27 maj 2015 në rastin “Drenica 2”. Ndryshim sipas këtij vendimi kishte vetëm te dënimi i ish-komandant “Sulltanit”, Sylejman Selimit, dënimi i të cilit u zbrit nga 8 në 7 vjet burgim.

Në rastin “Drenica 2”, përveç Selimit dënimi iu konfirmuedhe  Isni Thaçit, i cili u dënua  me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim, ndërsa ndaj Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn gjykata pati  konfirmuar dënimet me nga 3 vjet burgim, sikur edhe për Fadil Demakun dhe Nexhat Demakun.dënimi me 3 vjet burgim secili.

Rasti “Badovci” 47 vjet burg

Lufta kundër terrorizmit vazhdoj edhe në 2016-ën. Të arrestuar në korrik të vitit 2015, nën dyshimin për përgatitje të veprave terroriste, ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të akuzuarit e rastit të njohur si rasti “Badovci” u dënuan me gjithsej 47 vjet burgim.

Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS. Grupi, sipas

Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

Aktakuza ndaj zyrtarëve të SHKK-së dhe Sami Lushtaku

E arratisja e kryetarit të komunës së Skendrajt, Sami Lushtaku në shtator 2015 nga QKUK i kushtoj këtij të fundit, por edhe shumë zyrtarëve të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës me aktakuzë.

Kreu i Skenderajt Sami Lushtaku, i biri i tij Mërgimi dhe 22 persona të tjerë në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, gardianë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Lushtakut janë pjesë e aktakuzës të cilën së  në nëntor ka ngritur prokuroria e EULEX-it.

Aktakuza e prokurorit të  EULEX-it  e ngritur ndaj  24 personave ka të bëj jo vetëm me arratisjen e Lushtakut, por edhe  Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan në detaje mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali për në një banesë.  E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut Drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të shërbimit korrektues.

Rasti “Medicus”

Gjykata e Apelit në shkurt të këtij viti dha verdiktin e saj në rastin e njohur “Medicus”.

Kjo gjykatë përveç që vërtetoj vendimin e shkallës së parë, rriti vendimet për dy të akuzuarit e këtij rasti.  Arban Dervishi nga 7 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë, u dënua me 8 vjet burgim, si dhe Sokol Hajdini nga 3 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë në prill të viti 2013, u dënua nga apeli me 5 vjet burgim. Ndërsa dënimi ndaj Lutfi Dërvishit pati mbetur i njëjtë si ai i shkallës së parë me 8 vjet burgim.

Përveç vërtetimit të fajësisë së të akuzuarave, Gjykata e Apelit pati vendosur  të liroj objektet e klinikës “Medicus”, të cilat mbaheshin të konfiskuara me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjykata e Apelit ka kthyer mbrapshtë objektet e klinikës Medicus me arsyetimin se nuk ka bazë për konfiskim.

Menjëherë pas dhënies së aktgjykimit dënues nga apeli, dy të dënuarit kryesor të këtij rasti, Lutfi dhe Arban Dervishi u arratisën nga Kosova.  Pas kësaj  në shtator Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi urdhër arrest ndërkombëtar ndaj tyre dhe të njëjtit tashmë gjenden në listën e personave të kërkuar.

Por në muajin dhjetor të  vitit  2016, trupi gjykues i Gjykatës Supreme, në përbërje prej dy gjyqtarëve vendorë dhe një nga  EULEX-i , kanë prishur këtë rast të krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare me arsyetimin se ka pasur shkelje të ligjshmërisë nga ana e gjykatës së shkallës.

Arrestimi i  59 policëve

Në muajin e fundit të vitit  2016, Inspektorati Policor i Kosovës realizoj aksionin më të madh në arrestimin e zyrtarëve policorë.

IPK, ka arrestuar një grup prej 59  zyrtarëve policorë, nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Marrje ryshfeti” të cilët pretendohet të kenë kryer vepra penale që ndërlidhën me “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”Prej tyre,  20 zyrtarë  të Njësisë së Autostradave, 20 nga Njësiti i Trafikut në veri të Mitrovicës, 15 nga njësiti jug i Mitrovicës dhe 4 të njësisë së Prizrenit, 35 zyrtarë të Policisë ishin të nacionalitetit shqiptar, 23 serbë dhe një boshnjak./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale