Pavarësisht gatishmërisë së qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Maqedoninë për zbardhjen e ngjarjes në Kumanovë, ku ishin të përfshirë qytetarë nga Kosova, duket se Shkupi zyrtar po refuzon bashkëpunimin.
Për këtë arsye, Ministria e Jashtme e Kosovës u ka dërguar të martën një notë proteste autoriteteve maqedonase, nga të cilat kanë kërkuar më shumë transparencë në identifikimin e qytetarëve të vrarë dhe atyre të arrestuar.
Në Ministrinë e Jashtme kanë treguar se, Ambasada e Kosovës në Shkup po ndihmon familjarët e qytetarëve të arrestuar që të vizitojnë të afërmit e tyre, për aq sa e ka të mundur ta bëjë këtë, raporton Tch.
Për shkak të mos-lejimit të bashkëbisedimit të stafit të Ambasadës me të burgosurit, për të parë gjendjen e tyre dhe keqtrajtimet që po u bëhen, Ambasada e Kosovës në Shkup ka kërkuar ndihmën e organizatave ndërkombëtare për të hyrë në burgje, si dhe për të parë se si po trajtohen kosovarët e burgosur.
Për mos-lejimin e vizitave te familjarët e tyre, si dhe për mos-marrjen e informacioneve zyrtare për kosovarët e vrarë, të mërkurën në Prishtinë do të mbahet një protestë e organizuar nga familjarët e kosovarëve të arrestuar në Kumanovë, më 10 maj.
Përmes kësaj proteste, familjarët e kosovarëve të përfshirë në ngjarjet e Kumanovës kërkojnë nga qeveria e Kosovës, që të ndërmarrë veprime konkrete dhe t’u dalë në ndihmë shtetasve kosovarë, që po keqtrajtohen nga autoritetet maqedonase.
Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues