Lufta kundër drogës, Rodrigo Duterte nuk ‘fal’ as të miturit

00:09 | 30 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Presidenti Rodrigo Duterte fajësoi përdoruesit e drogës për hedhjen e një bombe që plagosi të paktën 32 persona gjatë një ndeshje amatore boksi në Filipinen qendrore.

Për këtë, ai ka nisur fushatën tjetër vdekjeprurëse kundër përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës.

Të paktën 7 persona, përfshirë edhe tre të mitur, u qëlluan për vdekje në kryeqytetin e vendit, Manila dhe shkaku është i njëjtë.

Dy persona të armatosur dhe të panjohur, duke udhëtuar me një motoçikletë hynë një zonë të përdoruesve të drogës në veri të kryeqytetit dhe kryen kasaphanën.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje vonë.

Ata hapën zjarr mbi grupin, duke vrarë pesë persona përnjëhershëm, ndërsa dy të tjerë vdiqën pasi mbërritën në spital.

Katër prej të vrarëve ishin të moshës nga 15 deri në 18 vjeç.

Vrasja vjen ndërkohë që qeveria e Presidentit Duterte ka ndërmarrë një nismë ligjore për të ulur përgjegjësinë penale nga 18 në 15 vjeç.

Më shumë se 6 mijë persona janë vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit në luftën tejet të diskutueshme kundër fenomenit të drogës.

3bb28a2f00000578-4072974-image-a-81_14830245154023bb28a2700000578-4072974-image-a-84_14830245496943bb2878900000578-4072974-image-a-79_14830244968263bb2879500000578-4072974-image-a-83_14830245351603bb2882100000578-4072974-image-a-82_14830245264493bb2891000000578-4072974-image-a-80_1483024499987

Shpërndaje në rrjete sociale