Policia kufitare në Hanin e Hotit ka sekuestruar sot një sasi prej 17 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga personin që e transportonte, një shtetas gjerman.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Pawel Keksel, 29 vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Volvo, me targa gjermane, gjet dhe sekuestrua lënda narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...