Shpesh dietologët dhe ekspertët e ushqimit janë vendosur në mëdyshje se cili është produkti perfekt që përmban sheqer, por që nuk bën dëm për sa u përket kalorive të tepërta.
Një shkencëtar japonez u ka dhënë përgjigje të gjitha dyshimeve. Sipas tij, ushqimi perfekt i mëngjesit është akullorja. Jo vetëm që akullorja përshtatet me të gjitha statistikat e nevojshme, por gjithashtu edhe do t’ju bëjë më të zgjuar.
Madje profesori ka bërë edhe një eksperiment duke u kërkuar disa vullnetarëve që pasi të zgjoheshin të konsumonin akullore dhe më pas të zgjidhnin disa ushtrime matematike.
Ata të cilët nuk konsumuan akullore në mëngjes, performuan më dobët se pjesa tjetër. Shpjegimi që profesori i dha kësaj është fakti që e ftohta kur bashkohet me një sasi të caktuar sheqeri mund ta bëjë zgjimin më të mirë dhe t’i vendosë të gjitha qelizat në lëvizje.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...