Kremlini ka bërë të ditur se Vladimir Putin do të përcaktojë një përgjigjjje adekuate ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA-të.
35 diplomatë dhe 2 kompani ruse janë urdhëruar që të lëshojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 72 orë, transmeton arbresh.info.
Sanksionet kanë ardhur si ndëshkim për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit.
Zëdhënsi i Kremlinit, Dmitiy Peskov, tha se presidenti rus, Vladimir Putin do të përcaktojë reagimin e Rusisë ndaj sanksioneve amerikane. Ai gjithashtu vuri në dukje se Uashingtoni do të mund të ndihet ‘keq nga reagimi i njejtë’.
Peskov tha se sanksionet kanë qenë të paparashikuara dhe agresive, ndërsa ka shtuar se Rusia vazhdon të shpresojë në ndërtimin e marrëdhënieve normale me SHBA-të./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...