Assad: Lufta në Siri do të përfundojë kur të eliminohen terroristët

20:50 | 29 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

“Ende nuk mund të thuhet se lufta ka mbaruar deri sa terroristët nuk janë eliminuar në Siri. Për fat të keq terroristët gëzojnë ende mbështetje nga vende të tjera të huaja.

Mes tyre është Turqia, Katari, Arabia Saudite dhe madje shumë vende perëndimore. Por mundja e terroristëve në Alepo është një hap i rëndësishëm drejt fundit të kësaj lufte”, tha Bashar  al- Assad në një intervistë për  News Mediaset.

“Përveç ndërtesave dhe infrastrukturës që janë shkatërruar, ka ende familje që ndodhen në rrezik dhe që kanë humbur të dashurit e tire, vëllezërit, motrat apo prindërit. Është një dhimbje dhe vuajtje që mund t’i ndjekë përgjatë gjithë jetës. Mund të flasim për ISIS, për Al-Nusra e të tjera organizata me të njëjtin mentalitet dhe ideologji obskurantiste. Problemi i parë me të gjitha këto organizatat është ideologjia vahabiste. Nëse ju nuk përballeni me këtë ideologji në Evropë, këtu në Siri dhe vende të tjera në botë, nuk mund të luftoni me ekstremizmin dhe produktin e saj, siç është terrorizmi”, tha Assad.

Shpërndaje në rrjete sociale