Katër milionë njerëz në Damask kanë mbetur pa furnizim të ujit të pijshëm për më shumë se një jave pasi tubacionet e ujit janë goditur nga granatimet, thotë OKB.
Furnizimet e ujit nga Wabi Barada dhe Ain al-Fija burime të cilat shërbejnë 70 përqind të Damaskut dhe rrethinat e saj janë ndërprerë, transmeton arbresh.info.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare përmes një deklarate tha se furnizimet janë prerë për shkak të sulmeve, ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Një banor në Damask tha se çdo lagje furnizohet me ujë dy orë në ditë dhe se çmimet e shisheve të ujit janë rritur në mënyrë drastike në tregun e hapur./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...