Nëse Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit do jetë në koalicion me forca të tjera për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo do të mësohet vonë, madje, siç thotë Bamir Topi, mbase në limitet zyrtare të përcaktimit të koalicioneve.
“Me siguri do të jetë kësaj radhe momenti final i skadimit të afateve për përcaktimin e koalicioneve, pasi për hir të së vërtetës skema politike në Shqipëri është shumë kaotike. Ne do të shohim jo vetëm interesat e FRD, por edhe synimet e partive të tjera. Ne duam që të krijohen koalicione politike për të mirën e Shqipërisë”, tha Topi, shkruan Top Channel.
Partia e Bamir Topit, në zgjedhjet e fundit, ato për pushtetin lokal në vitin 2015, u pozicionua krah Aleancës për Shqipërinë Europiane, të kryesuar nga Partia Socialiste dhe LSI.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...