Moti i keq ka bllokuar lundrimet nga porti i Barit drejt atij të Durrësit. Mësohet se Kapitaneria e portit të Barit ka bllokuar të gjitha lundrimet, deri në përmirësimin e situatës.
Burime nga Kapitaneria e Durrësit, që kanë kontaktuar me homologët e tyre në Bari bëjnë të ditur se pezullimi i lundrimeve deri në një urdhër të dytë ka ardhur si pasojë e një fortunali të acartë që ka përfshirë Adriatikun.
Era është me shpejtësi 70km/h me drejtim verilindje, ndërsa deti mbi 7 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e trageteve drejt Durrësit. Ndërkohë, dy tragetet e planifikuara për tu nisur mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit do të nisen sipas orarit të programuar, pasi në krahun tonë nuk është e njëjta situatë.
Nga Kapitaneria e Durrësit janë lajmëruar të gjitha anijet tregtare dhe peshkarexhat të qëndrojnë në vendstrehime të sigurta për shkak të motit të keq me erë të fortë.
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...