5 gjëra që nuk duhet t’i bëni në natën e Vitit të Ri

19:51 | 28 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Nata e Vitit të Ri është shumë afër. Por pas një nate të bukur, njerëzit gjithmonë zgjohen në mëngjes duke menduar mbi atë që kanë bërë.

Ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni në natën e Vitit të Ri, në mënyrë që mos të ndjeheni të penduar, shkruan arbresh.info.

Mos vishni këpuca me taka të larta– Para se gjithash ato do të ju vështirësojnë ecjen. Së dyti nuk janë edhe aq të rehatshme për të kërcyer dhe në fund, kur të gjithë janë të hutuar me festën, askush nuk do të vejë re këpucët tuaja.

Mos vishni fustan të ngushtë dhe të shkurtë – Kudo që të jeni për natën e Vitit të Ri, fustanet ngjyrë të zeza, të ngushtë dhe të shkurtë nuk janë zgjidhja e duhur. Me siguri që do festoni jashtë shtëpisë për disa moment, prandaj mendoni për të nesërmen që nuk do të dëshironit ta kaloni në shtrat e sëmurë, shkruan arbresh.info.

Mos pini shumë alkohol– Të paktën kursejeni pijet alkoholike deri në mesnatë. Sa njerëz keni parë esull në mesnatë? Sigurisht, që ju do të dëshironi të përjetoni të gjitha.

Mos qëndroni vetëm – Edhe nëse nuk keni plane të mëdha, mos qëndroni vetëm. Përpiquni të kënaquni dhe lini pas dore rrjetet sociale.

Shmangi kalimin e kohës me njerëzit që nuk ju pëlqejnë – Nëse s’keni se ku t’ia mbani, e jeni të rrethuar me njerëz që nuk i pëlqeni, atëherë më mirë të qëndroni vetëm. Opsioni më i mirë është të kaloni natën e Vitit të Ri me familjarët. Fundja, kush nuk i pelqen shakatë familjare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale