A do ta shkarkojë Vuçiq ministren Mirjana Jevtiq që e emëroi Mustafa?

12:52 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka nënshtruar krejtësisht Listën Srpska duke e urdhëruar që ta ngrijë aktivitetin e saj në institucionet e Kosovës.

Për më tepër Lista Srpska ka njofuar se në përputhje me kërkesën e Vuçiq do të largohet Ministrja Mirjana Jevtiq, e sapo emëruar nga Kryeministri Mustafa.

Siç specifikohet “në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vuçiq, Mirjana Jevtic do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, për shkak se, si një serbe nga Kosova, do të respektojë autoritetin dhe kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Serbisë, dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”.

“Askush për serbët në Kosovë dhe Metohi nuk e ka bërë më shumë se Aleksandar Vuciq dhe lufta e popullit serb në Kosovë nuk është e mundur dhe nuk do të jetë e suksesshëm nëse për ndonjë arsye nuk ka unitet dhe lidhje të ngushta në mes të përfaqësuesve të serbëve në Kosovë dhe Kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic”, shtohet në deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale