Mustafa: Mariq nuk e meriton të jetë pjesë e qeverisë

12:41 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Isa Mustafa iu është përgjigjur kërkesës së Beogradit për ta kthyer në ministrin nga radhët e komunitetit serb që u shkarkua javën e shkuar.

Kryeministri i Kosovës tha se në asnjë mënyrë nuk do të kthehet ministri Lubomir Mariq në qeveri, sepse sipas tij ai nuk e ka merituar të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton portali arbresh.info.

“Mariq është shkarkuar dhe në asnjë rast nuk do të vjen në shprehje që të rikthehet, sepse nuk e ka merituar që të jetë pjesë e qeverisë”, u përgjigj Mustafa në pyetjen e gazetarëve gjatë konferencës përmbyllëse për vitin 2016.

Mustafa u ndal edhe te Lista Serbe për të cilët tha se do të angazhohet që ata të kthehen në Kuvend, por jo edhe me çdo kusht./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale