Berisha: Asociacioni e bën Kosovën Bosnje të dytë

11:12 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën Zafir Berisha vazhdon të ketë qëndrim kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai për Gazetën Monitor duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delawie se është e rëndësishme të bëhet progres në krijimin e Asociacionit, ka thënë se krijimi i një asociacioni të tillë do të ishte fatal për Kosovën.

“Asociacioni është fatal për  shtetin dhe unë si deputetë me asnjë çmim nuk do të pajtohem  për një krijesë e cila është në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe e bënë shtetin si Bosnja ne dytë. Kështu që pak rëndësi ka kush çka thotë, me rëndësi që nuk do të pajtohem në asnjë mënyrë me diçka e cila nuk është në shërbim  të shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Ndryshe Diplomati amerikan ka thënë se do të nxisë akterët politikë në Kosovë, që të fillojnë punën për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Është e rëndësishme që të bëhet progres në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Delawie.

Shpërndaje në rrjete sociale