Kryeministri japonez në vizitë historike në Pearl Harbor

08:55 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka vizituar bazën detare amerikane në Pearl Harbor, ku ai ka ofruar “ngushëllime të sinqerta dhe të përjetshme” për viktimat e sulmit të Japonisë në këtë bazë 75 vite më parë.

“Ne nuk duhet të përsërisim tmerret e luftës përsëri, ky është zotimi solemn i Japonisë”, ka thënë ai, transmeton portali arbresh.info.

Abe u shoqërua nga presidenti amerikan Barack Obama, duke e shënuar vizitën e parë të bërë nga liderët e të dy vendeve.

Japonia shkatërroi pjesën më të madhe të bazës në vitin 1941, duke vrarë 2300 ushtarë amerikanë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale