Bill Gates thotë se tre aftësi janë thelbësore për sukses në tregun e punës

17:19 | 23 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Bill Gates zbulon se janë tri aftësi thelbësorë nëse dikush do të jetë i suksesshëm për tregun e punës dhe kjo përjashton të gjithë ata që nuk shkëlqejnë në shkencë dhe numra.

Bazuar në të dhënat që ka mbledhur Bill Gates tha se njerëzit që janë të prirur me këto tre aftësi kanë gjasa të gjejnë punë në të ardhmen, transmeton arbresh.info.

Gjatë një bisede me drejtorin ekzekutiv të Linkedln, Daniel Roth, Bill Gates tha:” Unë mendoj se njohuritë themelorë të shkencave, aftësive matematikore  dhe ekonomike, do të jenë karriere shumë të mirë në të ardhmen.”

“Kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të dini kodet, por e nevojshme është të kuptoni se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk mund të bëjnë ata”, shtoi ai.

Në kohët e fundit Bill Gates ka njoftuar se do të nisë një fond me vlerë prej me më shumë se 1 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës, duke investuar në mënyra të reja të prodhimit të energjisë së pastër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale