Ndjekja e të dyshuarit për sulmin në terrorist në Berlin ka marrë përmasa më të mëdha.
Menjëherë pasi prokurorët e kanë identifikuar të dyshuarin, është mobilizuar e gjithë policia e vende Shengen për kapjen e sulmuesit, transmeton arbresh.info.
Urdhëri për arrest është lëshuar pas mesnatës, megjithatë nuk janë dhënë detaje më të hollësishme.
Mediat kanë raportuar se i dyshuari është tunizian i quajtur Anis A, i lindur në vitin 1992. I dyshuari tunizian është i njohur edhe për të përdorur emra të rremë, kanë thënë burimet e sigurisë për mediat gjermane. Ai është raportuar të ketë udhëtuar në Itali në vitin 2012 dhe pastaj për në Gjermani në vitin 2015 ku edhe ka kërkuar azil.
Leja e qëndrimit të të dyshuarit është gjetur në kamion dhe besohet se ai është plagosur.
Sulmi me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ka marrë jetën e 12 personave.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar takim emergjent me kabinetin e saj të sigurisë për të diskutuar hetimin e sulmit./Arbresh.info
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...