Festat janë momenti i duhur për të zgjedhur zbukurimin e thonjve më zbavitës me temat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Për festën më shkëlqyese të vitit nuk mund të mbash të njëjtin model të thonjve, atëherë mund të zgjidhni një shumëllojshmëri modelesh.
Daniela Kurti, dizenjuese thonjsh thotë për ATSH-në se “plaku i borës, pema dhe lulja e Krishtlindjes, flokët e dëborës të realizuara edhe në 3 D, zilet, dreri, janë disa nga tendencat dhe temat më të kërkuara”.
Sipas saj, ngjyrat më të preferuara janë e kuqja, si dhe ngjyrat metalizato.
“Shumë vajza e gra zgjedhin të kuqen flakë që u dhuron gjithmonë një pamje elegante, jeshilen, ose ngjyrat metalizato që janë edhe trendi i vjeshtë dimër 2016”, shprehet Daniela, duke shtuar se nëse disa nga klientet nuk dëshirojnë t’ia kushtojnë të gjithë manikyrin zbukurimit me tema festive, mund të dekoroj vetëm dy ose tre thonj.
Edhe manikyrët me efekt metalizato, sqaron ajo, që variojnë nga e zeza, bluja duke kaluar tek ato më klasikët të artë ose argjendtë mund të përdoren për zbukurimin e tonjve, ndërsa baza e bardhë me dekore të ndryshme mbetet një nga më të kërkuarat për duar origjinale gjatë festave.
Nga rrjetet sociale mbërrijnë si gjthomonë dekorimet dhe teknikat më me shumë fantazi.
Edhe pse është një frazë që vjen nga anglishtja, kur flasim për “Nail art”, të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për artin e të dekoruarit të thonjve përmes teknikave që lejojnë të krijosh dizenjo të llojeve dhe formave të ndryshme.
Teknikat në artin e lyerjes së thonjve janë konfirmuar tashmë si pjesë e pandarë e kuj [thonj] desit të femrave në imazhin e tyre.
Duke nisur që prej viteve 1920 e deri më sot, arti i dekorimit të thonjve ka pësuar evolucion, si në formën e thonjve, nga katror dhe të mëdhenj, në ata më të hollë dhe në formë ovale, ashtu edhe në teknikë.
Teknika e parë ishte “Paris nails”, që parashikonte lyerjen e thonjve me dy nuanca të së kuqes, një më të theksuar dhe një më të hapur në qendër. Nga ana tjetër “Revlon” ishte marka e parë që hodhi në treg manikyrë të ngjyrave të ndryshme, për t’u ofruar klienteve një gamë të gjerë zgjedhjeje.
Por nëse harxhojmë kohë dhe shumë para nëpër qendra estetike dhe parukeri për t’i pasur ashtu siç do të donim, ekziston edhe një alternativë tjetër shumë herë më e lirë: mund t’i bëni vetë në shtëpi. Më parë duhet t’i lyeni thonjtë me një manikyr transparent dhe pasi ai të jetë tharë, duhet t’i kaloni sipër me një manikyr të ndezur. Për të krijuar forma të lehta mbi thonj, mund të përdorni ngjitës të ndryshëm ose penela, gjithmonë duke kombinuar ngjyrat me bazën e përzgjedhur. Zgjedhja e ngjyrave është shumë e rëndësishme, ndërsa me kreativitetin mund të guxohet. Kjo mund të shndërrohet në një luks të vërtetë, me teknika të larmishme.

Ngadhnjim Arrni, emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Pr...
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...