Demokracia në Veprim i komenton kështu zgjedhjet në Drenas

18:23 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Në Drenas po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të Kuvendit Komunal.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në veprim ka thënë se 39.23% e qytetarëve kanë dalur deri në orën 17:00, transmeton Arbresh.info.

“Është dalje më e madhe sesa në raundin e parë të zgjedhjeve. Prej orës 10:00 është një trend i daljes më të madhe. Ekipet tona lanë vërejtur 67 raste të votimeve  familjare dhe mendojmë se e kanë cenuar fshehtësinë e votës. Ka edhe 12 raste të fotografisë së votës. Janë 5 raste që u është ofruar asistencë më shumë se një person. Në dy qendra janë vërejtur persona të paautorizuar. 144 votues nuk kanë mundur ta gjejnë vetën dhe nuk kanë votuar”, deklaroi Ismet Kryeziu. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale