Aktivistët sirianë thonë militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë sërish në qytetin historik të Palmirës, në Sirinë qendrore, nëntë muaj pasi ata u dëbuan nga forcat siriane dhe ruse.
Aktivistët në Palmira kanë raportuar se militantët kanë konfiskuar depo ushtarake në qytet dhe në lagjet e saj veriore dhe perëndimorë pas marrjes së disa zonave nga forcat qeveritare, transmeton arbresh.info.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raporuar se militantët kanë arritur në spitalin e qytetit në Tadmorin.
Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar disa prej monumenteve të famshme të qytetit të lashtë romak dhe kanë vrarë drejtorin arkeologjik gjatë viti të kaluar. Shteti Islamik mbajti nën kontroll qytetin historik për 11 muaj./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...