Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë rastit të një shqiptari që ka tentuar të vrasë me thikë gruan dhe vajzën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Terni.
Policia u lajmërua nga fqinjët që raportuan ngjarjen në banesën e shqiptarëve. Forcat lëvizëse gjetën të plagosur me thikë një 51-vjeçare shqiptare dhe vajzën 23-vjeçare.
Të dyja kishin plagë në duar dhe krahë pasi ishin goditur nga babai 50-vjeçar. Policia e gjeti thikën në tarracën e shtëpisë ndërsa brenda saj kishte gjak kudo. Shkak mendohet se ishte bërë një sherr banal. Burri është arrestuar ndërsa gratë janë jashtë rrezikut për jetën në spital./lapsi/Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...