Ministria e Arsimit në Itali ka marrë një goditje të rëndë pas një sondazhi në të cilin kërkoj të dihej se cili është libri më i pëlqyer për adoleshentët.
Sondazhi i kryer me 140 mijë nxënës të shkollave të mesme ka nxjerrë në pah se libri më i pëlqyer nga ata është I Adolf Hitlerit ‘Mein Kampf’, transmeton arbresh.info.
‘Mein Kampf’ (Lufta ime) është një libër pjesërisht autobiografik në të cilin përshkruhet ideologjia e Hitlerit. Libri është shkruar ndërsa ai u burgos pas puçit të tij të dështuar në Mynih, në nëntor të vitit 1923 dhe u botua në korrik të vitit 1925.
10 klasë në Palermo,C antanzro (Kalabria), Potenza (Basilicata), Tivoli dhe Gaeta në Lazio, Udine, Trieste dhe Piacenza, kanë zgjedhur librin e Hitlerit si më të preferuarin.
Alessandro Fusacchia, nga Ministria e Arsimit, e ka quajtur këtë zgjedhje si ‘zgjedhjen më të keqe’, por ka shtuar se libri nuk ishte dhënë për votim, sepse sipas tij nxënësit u pyetun për të zgjedhur librat nga autorët italianë.
“Ne jemi duke e hetuar këtë rast, por ne jemi të bindur se ky nuk ka të bëjë me një interpretim të keq, por me shprehjen e lirë”, tha ai. /Arbresh.info
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...
Kongresistë e senatorë, letër Sekretarit Rubio: Mos e redukt...
Zanfina Ismaili i del në mbrojtje Gjestit: Nga përvoja them ...
Publikohet formacioni i javës 1/8-ës së finales në Champions...
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...