Një udhëheqës i Shtetit Islamik i lidhur me sulmet në revistën satirike Charlie Hedbo në vitin 2015 është vrarë gjatë një sulmi ajror në Siri.
Zyrtarët e SHBA-ve thanë Boubaker el Hakim u vra në Raqqa më 26 nëntor, transmeton arbresh.info.
Besohet se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimet e sulmeve terroriste nga Shteti Islamik. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i SHBA-ve në kushte anonimiteti.
El Hakim, 33-vjeçar me origjinë nga Tunizia dhe me nënshtetësi franceze, supozhet të ketë qenë ideatori i sulmeve vdekjeprurëse në revistën satirike Charlie Hedbo.
Në vitin 2008 ai u arrestua në Siri dhe u dërgua në Francë, ku u dënua me shtatë vite burg. Atë kohë ai është konsideruar të jetë një ndër personat më të radikalizuar të rrjetit të ekstremistëve të rinjë nga zona e Parisit, ku përfshiheshin edhe vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi.
Pasi u lirua nga burgu në vitin 2011, el Hakim kishte udhëruar drejt Tunizisë, ku edhe e morri përgjegjësinë për vrasjen e dy figurave politike në vititn 2014. Në atë kohë ai ishte rënditur si një ndër personat më të rëndësishëm të Shtetit Islamik. /Arbresh.info
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...