Tusk: Roli i Gjermanisë do të rritet pas daljes së Britanisë nga BE-ja

17:46 | 9 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Polonia ka të njejtën fuqi siç e ka Gjermania në Bashkimin Evropian dhe fati i BE varet nga qeveria polake po aq sa varet nga qeveria gjermane me kancelaren Merkel në krye.

Kështu u shpreh presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk për të përjavshmen “Polska” ku akuzoi ish-kryeministrin polak dhe kryetarin e Partisë Ligj dhe Drejtësi, Jarosllav Kaçinjski se flet për Bashkimin Evropian në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe se në shumë raste dërgon sinjale negative në Bruksel , gjë që dëmton kredibilitetin e Polonisë si partner besnik.

“Në situatën kur një shtet ka përfaqësuesin e vet në postin më të lartë në Evropë dhe është keqdashëse për këtë shkak, ai nuk mund të trajtohet shumë seriozisht, dhe këtu qëndron problemi,” tha Tusk duke pasur parasysh mosmarrëveshjet shumëvjeçare që kishte me përfaqësuesit e pushtetit aktual në Poloni.

I pyetur nëse kancelarja gjermane Angela është shpresa e fundit për demokracitë liberale në Evropë, Tusk tha se në fund të fundit, e ardhmja e BE varet nga “vullneti i mirë dhe solidariteti i qartë i anëtareve të saja duke përfshirë këtu edhe Poloninë, dhe jo të vetëm të një lideri.”

“Roli i Gjermanisë do të rritet pas vendimit të Britanisë së Madhe që të dal nga Bashkimi Evropian dhe fitores së Donald Trump në SHBA,” vlerëson Tusk duke tërhequr vërejtjen se një njeri i vetëm nuk mund ta mbrojë Bashkimin Evropian ose demokracinë nga destabiliteti dhe tronditjet me të cilat ballafaqohemi kohë pas kohe.

Me këtë rast ai e pranon që detyra kryesore e tij që ka për momentin është që të parandaloj izolimin e Polonisë në para lagjen e Evropës në rast se BE shpërbëhet për dhjetë vjet ndërsa shtoi se në takimet e Brukselit bënë përpjekje maksimale që të dëshmoj se sjellja e Varshavës ” nuk ka kurrfarë lidhje me atë se çfarë mendojnë polakët për Bashkimin Evropian”.

Shpërndaje në rrjete sociale