Presidenti në largim i SHBA-ve, Barack Obama gjithmonë është distancuar nga temat mbi racizmin, por në një raport special të CNN në lidhje me trashëgiminë e tij, çështja e racizmit i është adresuar direkt.
“Mendoj se është një arsye pse qëndrimet rreth presidencës sime në mesin e të bardhëve në shtete e veriut janë të ndryshme nga të bardhët në shtetet jugore. A ka pasur njerëz që shqetësim kryesorë e kanë pasur se unë dukesha u huaj? A janë ata të cilët kanë lëvizje e mosbesimit duke mos u ushqyer nga paragjykimet? Absolutisht!”, tha Obama për Fareed Zakaria, transmeton arbresh.info.
Presidenti mohoi se problemet e tij me Kongresin ishin racore, por sh-këshilltari i tij David Axelrod, i cili gjithashtu u shfaq në program, ka shprehur një pikëpamje të ndryshme, duke thënë se ‘është e padiskutueshme se opozita ka qenë e egër dhe ka pasur mungesë të respektit ndaj Obamës për shkak të racës.’
Në një anketim të kryer nga Pew Research Center shumica e amerikanëve nuk besojnë se çeshtjet e racizmit do të rregullohen nën presidencën e Donald Trump. Rezultatet tregojnë se gati gjysma e votuesve në SHBA (46%) besojnë se zgjedhja e Trump si president do të çojë në marrëdhënie të këqija racore, ndërsa vetëm 25% besojnë se kjo çeshtje do të përmisohet. /Arbresh.info
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...