Qindra burra janë zhdukur pas pas kalimit nga zonat e mbajtura nga rebelët në Alepo në territorin e qeverisë, thonë zyrtarët e OKB-së.
Forcat e udhëhequra nga qeveria siriane kanë kapur rreth 75% të pjesës lindore të qytetit që kontrollohej nga rebelët, transmeton arbresh.info.
Dhjetëra mijëra civilë kanë ikur nga ato zona, ndërsa gjatë pauzës për ndihma humintare të ejten janë larguar rreth 8,000 persona.
OKB ka deklaruar se rebelët kanë tentuar të ndalojnë njerëzit të largohen. Raportet e cituara nga Kombet e Bashkuara thonë se burrat të moshës mes 30 dhe 50 vjec janë ndarë nga familjet e tyre. Të tjerët që janë zhvendosur janë duke u marrë në pyetje dhe kartat e tyre të identiteti janë duke u konfiskuar.
Rupert Colville, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha se deri në 100 njerëz janë ‘të bllokuar’ në zonat e Alepos lindore. /Arbresh.info
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...