Gjykata më e lartë e Gjermanisë ka vendosur që vajzat ultra-konservatore myslimane duhet të marrin pjesë në klasa të përziera për mësim noti.
Ky vendim është marrë pas kundërshtimit të një nxënëse 11-vjeçare e cila kishte argumentuar duke thënë se rrobat e banjos janë shkelje kodi e fesë islame, transmeton arbresh.info.
Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe ka kundërshtuar apelin e prindërve të vajzës të cilët kanë kërkuar që vajza të lirohet nga mësimi i notit, pasi sipas tyre kjo është shkelje e parimeve të fesë myslimane, raportojnë mediat gjermane.
Gjermania është në kthetrat e një debati të nxehtë publik mbi rolin e islamit në shoqëri, pasi ajo kërkon të integrojë gati një milionë azilkërkues kryesisht myslimanë që janë larguar nga vendet e luftës.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, partia e së cilës u dënua në votimet e zgjedhjeve rajonale për shkak të politikave me dyer të hapura, të martën ka propozuar për ndalimin e veshjes burka në Gjermani. /Arbresh.info
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit