Michele Obama nuk ka lejuar që zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar t’ia prishin gjumin.
Në një intervistë për ‘People’ ajo ka treguar se nuk e ka pritur rezultatin e zgjedhjeve që përndojë me zgjedhjen e Donald Trump si president, transmeton arbresh.info.
“Shkova të flejë. Nuk më pëlqen të shikojë diskursin politik, kurrë s’më ka pëlqyer. Mezi e bëra kur u zgjodh ky (Obama)”, tha Michele, fjali e cila dërgoi në të qeshura presidentin në largim, Barack Obama.
“Çdo gjë që kam ndjerë në lidhje me zgjedhjet e kam thënë dhe i qëndroj pas”, tha Michele Obama. “Pasi ta bëni atë që ju mund ta bëni, të tjerat janë më të lehta. Pjesa tjetër ishte në duart e popullit amerikan”, shtoi ajo.
Gjatë intervistës ajo gjithashtu ka detajuar se çfarë dëshiron të bëjë në javët e fundit në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka theksuar se për qëllim kanë që të ruajnë miqësinë me gruan e nënpresidentit Joe Biden.
Ata kanë theksuar se dy vajzat ndjehen të mërzitura që duhet të largohen nga Shtëpia e Bardhë, por Michele dhe Obama ndjehen të gatshëm të largohen nga ‘foleja’. /Arbresh.info
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...