Një javë pas fillimit të ofensivës tokësore për qytetin Tikrit, forcat irakiane dhe milicitë shiite aleate vazhdojnë të përleshen me militantët e Grupit Shteti Islamik në periferi të qytetit në përpjekje për ta rimarrë atë.
Koalicioni po përpiqet të marrë periferitë al-Dour dhe Albu Ajil, ku snajperët e Shtetit Islamik po i pengojnë ata të spastrojnë këto lagje nga ekstremistët.
Mijëra trupa e filluan ofensivën të dielën e kaluar. Kjo është ofensiva më e madhe kundër ISIS në Irak dhe synon marrjen e qytetit Tikrit, një bazë strategjike në mes Bagdatit të kontrolluar nga qeveria në jug dhe Mosulit që mbahet nga Shteti Islamik në veri.
Forcat irakiane me ndihmë taktike nga Irani janë duke e kryer operacionin pa ndërhyrjen e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i cili edhe sot vazhdoi bombardimin e objektivave në Irak dhe Siri./voa
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë